Rreth Nesh
Pjese Kembimi 24 është një platformë moderne e krijuar për të lidhur blerësit dhe shitësit e pjesëve këmbimi në një mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt. E themeluar në Mars 2021, nisi si një startup me synimin për të transformuar tregun e pjesëve të këmbimit në Shqipëri.
Si funksionon
Nëpërmjet nesh, blerësit mund të bëjnë porosi online pa pasur nevojë të kërkojnë fizikisht në dyqane të ndryshme. Platforma jonë funksionon si një ndërmjetës i besueshëm që lidh direkt kërkesën e klientit me ofertën e tregtarëve.
Ekipi i jonë merret me gjithë procesin — nga gjetja e pjesës së duhur, tek koordinimi me shitësin dhe dorëzimi tek klienti, kudo që ai ndodhet.
Pse t’na zgjidhni
Ajo që e bën pjese kembimi 24 të veçantë është roli si ndërmjetës dhe garantues për të dy palët. Ne sigurojmë që blerësi të marrë produktin e duhur me çmimin real të tregut, ndërsa shitësi përfiton një kanal shtesë shitjeje online.
Përfitimet
Duke përdorur pjese kembimi 24, klientët përfitojnë:
- Një gamë të gjerë produktesh dhe markash
- Krahasim çmimesh në një vend të vetëm
- Kursim kohe dhe mundi
- Asistencë profesionale për çdo kërkesë
Ndërsa shitësit përfitojnë një prezencë më të fortë online dhe rritje të shitjeve.
Misioni Ynë
Misioni i pjese kembimi 24 është të bëhet platforma kryesore për pjesë këmbimi në Shqipëri, duke ofruar shërbim të shpejtë, transparent dhe të besueshëm për çdo klient.